Pamje të reja të sulmit terrorist që mori jetën e 100 personave në kishën St Sebastian. Policia e Sri Lankës është në kërkim të një personi, i cili shfaqet në video tepër dyshues pak momente para shpërthimit te bombës.

Burri i veshur me një bluzë ngjyrë të kuqe, duket si pikë vrojtimi ndërkohë që terroristi afrohet pranë kishës.

Vëzhguesi ndodhej matanë rrugës, përballë kishës dhe mjaft larg rrezes së shpërthimit terrorist.

Sulmi në kishën St Sebastian mori jetën e me tepër se 100 personave gjatë një meshe të mbajtur për festën e pashkëve. Hetuesit po analizojnë pamjet, duke shpresuar që në këtë mënyrë të kënë një pistë të re rreth kësaj ngjarje.

Pamje të tjera mjaft të rënda janë marrë dhe nga një hotel, në momentin e shpërthimit.

Top Channel