Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër po procedohet i lirë pas një aksioni finalizuar me sekuestrim kokainë dhe armësh. në Çorovodë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke e ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Njoftimi
Çorovodë-Skrapar
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Osumi”
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen armë, drogë, e një sasi parash.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pasi kanë grumbulluar informacione në rrugë operative në lidhje me 2 shtetas të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla në zonën e Çorovodës dhe posedonin armë zjarri si dhe kishin tendencë në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar punën duke e ndjekur me metoda speciale të hetimit.
Pas një hetimi dy mujor, mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Osumi”.
Si rezultat i operacionit të zhvilluar në qytetin e Çorovodës, në një lokal, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Policinë lokale kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
P.K, 46 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan,11 doza Kokainë, 520 euro, 57.400 lekë dhe 4 aparate celular.
E.H, (i dënuar më parë), 37 vjeç, banues në Çorovodë, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri Pistoletë me 6 fishekë dhe 1 dozë Kokainë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një sasi farash cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe 27 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S, 44 vjeç,(pronar i lokalit) për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje”, “Mbajtja e armëve të gjahut pa leje”, parashikuar nga nenet 283/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.
Top Channel