Mënyra se si e nisni ditën tuaj mund ta ndryshojë gjithë vazhdimin e saj.
Ekspertët e produktivitetit dhe punës thonë se gjumi është hapi i parë drejt një dite me energji të mjaftueshme për të qenë më shumë produktivë.
Jepuni përparësi gjërave më të rëndësishme
Niseni ditën duke shkruar gjërat që doni të realizoni. Jepuni përparësi elementeve si: kritike (duhet bërë brenda 24 orëve të ardhshme); të rëndësishme (për t’u bërë në ditët në vazhdim) dhe më pak rëndësi (aktivitete që nuk kanë urgjencë dhe mund të shtyhen në kohë).
Eliminoni vendime dhe detyra të parealizueshme
Racionalizimi i mëngjeseve tuaja mund t’ju ndihmojë të reduktoni vrapin e shpejtë në shtëpi për të dalë në kohë prej saj. Zgjidhini veshjet, përgatiteni mëngjesin tuaj dhe çdo gjë tjetër që ju duhet për punë një natë më parë. Faye, për shembull, pëlqen ta zgjedhë fustanin e saj çdo mëngjes, por sirtari i saj me çorape është gjithnjë plot dhe me një lloj çorapesh. “Kështu që nuk më duhet të mendoj. Kam dhjetë palë çorape të njëjta dhe nuk humb kohë”.
Përcaktoni orën e punës para se të shkoni në zyrë
Leximi i emal-it ndërkohë që lani dhëmbët dhe kontrollimi i fëmijëve nëse janë duke u veshur është një realitet për shumë persona. Por kjo nuk është efikase. Nëse duhet t’i përgjigjeni një email-i apo telefonatave që lidhen me punën para se të shkoni në zyrë, përcaktoni një kohë për t’u ulur për të bërë pikërisht këtë gjë.
Merrni pak kohë për veten
Merrni pak kohë dhe përqendrohuni vetëm te vetja. Nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, nëse meditoni, lexoni lajmet, dëgjoni muzikë relaksuese, bëni diçka për veten – këshillojnë ekspertët.
Top Channel