Jelekverdhët po protestojnë për të 24-ën javë rresht në qytetet kryesore të Francës, duke kundërshtuar politikat ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.

Mijëra persona morën pjesë në dy protesta paqësore në Paris, ndërsa në qytetin lindors, Strasburg, që gjendet në kufi me Gjermaninë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila ishte nisur drejt ndërtesës së Parlamentit Evropian.

Në përgjigje ndaj protestave, presidenti francez, Macron, ka njoftuar për shkurtimin e taksave për punëtorët e klasës së mesme dhe ka thënë se planifikon të mbyllë një kolegj të elitës franceze, ku shkollohen nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët, raporton AP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA