Trupat e 15 personave janë gjetur pas një beteje të ashpër midis policisë së Sri Lankës dhe disa militantëve islamikë në lindje të vendit.

Përleshjet ndodhën në Sainthamaruthu, në jug të qytetit bregdetar të Batticaloa.

Nuk është larg ku ndodhën sulmet kamikaze të së dielës së kaluar.

Forcat e sigurisë kanë kryer bastisje në të gjithë vendin pas shpërthimeve.

Kisha Katolike në Sri Lanka ka anuluar të gjitha meshat e së dielës deri në një njoftim të dytë pas shpërthimeve të së dielës.

Kryepeshkopi i Colombo, Malcolm Ranjith tha se kishte parë një dokument sigurie që paralajmëronte sulme të mëtejshme.

Ai gjithashtu tha se ishte ndjerë “i tradhëtuar” pasi doli se qeveria kishte dështuar të vepronte për paralajmërimet e bombardimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA