“Një nënë dhe fëmijë i mumifikuar – së bashku me 28 trupa të tjerë të ruajtur – janë zbuluar në një varr të lashtë egjiptian”, njoftuan autoritetet. Zbulimi u bë nga misioni arkeologjik egjiptian-italian, i cili ka zbuluar rreth 300 varre në zonën e Bankës Perëndimore Aswan në jug të vendit.

Varri përmbante artefakte të ndryshme, duke përfshirë një statujë të një zogu, vazo të ndryshme dhe një barelë që ndoshta përdoreshin për të sjellë mumiet në varr.

Shkrimi i gjetur në pjesët e një arkivoli në varr zbuloi një seri lutjesh për perëndi të ndryshme, si dhe emrin e pronarit të varrit – Tjt. Varri i zbuluar rishtazi ka një dhomë kryesore që përmbante 30 mumie, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël, të cilët ishin të shtrirë së bashku në një zonë të caktuar. Kreu i misionit arkeologjik, Patrizia Piacentini, nga Universiteti i Milanos, tha se midis mumive ishin dy trupa ‘të mbivendosur’ dhe mendohej të ishin ato të një nëne dhe të një fëmije.

Mumiet ishin mbuluar në kuti të pikturuar, një lloj mbulese për mumiet, e formuar nga copat prej liri ose papirusi, të cilat janë ngjitur së bashku.

Duke u mbështetur në muret veriore të brendësisë së varrit ishte një barelë e paprekur, e cila, sipas arkeologëve, mund të ketë qenë përdorur për t’i sjellë mumiet në varr. Ajo ishte bërë nga dru palme lidhur me shirita prej liri. Sipas arkeologut Ayman Ashmawy, varri përbëhej nga një shkallë, pjesërisht e rrethuar nga blloqe të gdhendura, të cilat çuan në dhomat e varrimit.

Hyrja në varr, në pjesën e sipërme të shkallëve, ishte gjetur e mbyllur nga një mur guri. Misioni gjithashtu gjeti edhe disa vazo që shërbenin për ritual dhe disa enë që ende përmbanin ushqim.

Vazo  me bitum, që u përdorën në procesin e mumifikimit, një llambë dhe kuti karameleje të bardha, që ishin gati për t’u pikturuar, u gjetën të gjitha afër hyrjes në dhomat e varrimit.

Përveç kësaj, ekipi gjeti edhe shumë dërrasa druri,  të tjera me ngjyrë të gjallë dhe të shkëlqyeshme, pjesë të maskave funerale të pikturuara me ar dhe një statujë të mirë të ruajtur të një Ba-zogu.

Në mitologjinë egjiptiane të lashtë, Ba-zog përfaqëson shpirtin e një individi të vdekur, i cili besohet të fluturojë nga varri i personit për t’u bashkuar me thelbin e tyre jetësor në jetën e përtejme.

Autoritetet kanë datuar varrit përsëri në periudhën greko-romake, e cila filloi kur Aleksandri i Madh e pushtoi Egjiptin nga sundimi persian në vitin 332 pes.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA