![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Lady Gaga, paradë mode dhe… Minions/ Emocione pafund në “Paris 2024”, ceremoni spektakolare e mbajtur në lumin Sena (Foto)
26/07 21:38
McDonalds mund të krenohet me përdorimin e 100 për qind të pulave të vërteta në McNuggets dhe McWings – por siç duket gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për të.
Një kliente në Kinë gjeti pupla pule në McWings e saj. Gruaja nga Pekini kishte ngrënë tashmë tre krahë pule, para se të bënte zbulimin e neveritshëm. Për fat të mirë ajo nuk u sëmur pas vaktit.
Familja nuk pranoi kompensimin – por ajo e postoi lajmin në mediet sociale, ku thotë: -“Vajza ime mendonte se ishte mishi dhe u trondit kur kuptoi se ishte një tufë pendësh”.
Top Channel