Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin Nganjëherë lidhemi aq shumë me një personazh filmi sa nuk hezitojmë që dhe fëmijëve tanë ti quajmë si personazhi ynë i preferuar. Së fundmi në Gjermani, sipas autoriteteve gjermane të qeverisjes lokale seriali “Game of Thrones” ka ndikuar edhe në emrat e foshnjave.
“Që prej vitit 2006, emri John del 365 herë i përdorur si emër i parë ose i dytë në regjistrin e të dhënave. Arya, emri i kushërirës së John, u është vënë 250 vajzave në Gjermani. Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky trend . “Wake Up” bëri një kërkim në regjistrat e INSTAT dhe vumë re nga kërkimi ynë se në shumicën e rasteve emra të tillë nuk përshtaten fare me kulturën tonë, madje tingëllojnë ҫuditshëm edhe në shqiptim.
P.sh. Emri John që është kaq shumë i përhapur se fundmi në Gjermani për shkak të serialit Game of Thrones në fakt shqiptohet Gjon një emër tipik shqiptar por prindërit shqiptarë në 10 vitet e fundit preferojnë që fëmijën e tyre ta quajnë JOHN në regjistrat e gjendjes civile dhe jo GJON siç është realisht ky emër në shqip. Dhe raste të tilla ka shumë…
Top Channel