28/11 09:04
Australianët zhvishen në publik dhe shpërndajnë fotot e tyre në rrjetet sociale, si një trend i ri. Një trend i cili promovon natyrën, bukuritë e saj dhe peisazhet e mrekullueshme të Australisë.
Llogaria në rrjetin social Instagram “ Get Naked Australia” numëron shifrën e 230,000 ndjekësve.
Nismëtari është Brendan Jones, fizioterapisti nga Sydney. E gjithë kjo nisi në vitin 2015 ku ai vendosi disa nga fotot e tij amatoreske të shkrepura nudo, në një kalendar krishlindjesh, si dhuratë për gruan e tij.
Individë, çifte dhe grupe njerëzish i janë bashkuar kësaj nisme argëtuese, duke postuar fotot e tyre në këtë faqe.
Top Channel