Ka nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, e cila është shtrirë në pesë qarqe të vendit.Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Milot ka marshuar me protestuesit.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në Durrës.

Protestohet në të njejtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, në aksin Durrës-Kavajë, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në autostradë në Milot.

Ja shpërndarja e ish-deputetëve:

Tirana – Rrethrrotullimi Shqiponja
Ish-deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela, Fatbardha Kadiu.

Durrës
Ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima.

Elbasan
Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli.

Fier
Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj, Tritan Shehu.

Milot
Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel