“Blues Brothers”, me John Belushi e Dan Aykroyd, u shfaqën për herë të parë në prill 1978 në “Saturday Night Live”, në “NBC”, duke nisur kështu projektin që shumë shpejt do të bëhej legjendë, sidomos me filmin kult ku janë protagonistë.

Fillimisht ekspertët e “Universal Studios” ishin skeptikë, saqë menduan ta publikonin pa shumë bujë, por filmi pati aq shumë sukses, saqë vetëm në SHBA arkëtoi mbi 115 milionë dollarë.

Kur kanë kaluar më tepër se 4 dekada nga premiera e “Blues Brothers”, më poshtë kemi sjellë disa kuriozitete për filmin që bën ende të flitet për të.

FOTO GALERI
4/6
Gjatë xhirimeve, Belushi mori nofkën “The Black Hole” (Vrima e Zezë), sepse humbi qindra palë syzë dielli. Në çdo dubël të realizuar humbin një palë dhe produksioni detyrohej të merrte të tjera, për mos të penguar xhirimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA