“Blues Brothers”, me John Belushi e Dan Aykroyd, u shfaqën për herë të parë në prill 1978 në “Saturday Night Live”, në “NBC”, duke nisur kështu projektin që shumë shpejt do të bëhej legjendë, sidomos me filmin kult ku janë protagonistë.

Fillimisht ekspertët e “Universal Studios” ishin skeptikë, saqë menduan ta publikonin pa shumë bujë, por filmi pati aq shumë sukses, saqë vetëm në SHBA arkëtoi mbi 115 milionë dollarë.

Kur kanë kaluar më tepër se 4 dekada nga premiera e “Blues Brothers”, më poshtë kemi sjellë disa kuriozitete për filmin që bën ende të flitet për të.

FOTO GALERI
3/6
“Bluesmobile” e filmit është një model “Dodge Monaco” i 1974-s. Për filmin u përdorën 12 të tilla, të gjitha të marra nga policia kaliforniane. Vetëm njëra prej tyre është ende në qarkullim dhe është blerë nga kunati i aktorit Dan Aykroyd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA