“Times”, festë madhështore për 100 njerëzit më të rëndësishëm të vitit

24/04/2019 12:43

Shumë nga njerëzit me më shumë ndikim në botë u mblodhën për të festuar klasifikimin e revistës “Times” për vitin 2019.

Glenn Close, aktivistja jemenite për të drejtat e njeriut Radhya Al-Mutawakel, regjisori Ryan Murphy, Trevor Noah, autori Marlon James dhe shefja e planifikimit familjar Leana Wen, ishin disa nga personalitetet që fillimisht parakaluan në tapetin e kuq dhe më pas diskutuan se kush ka lënë më shumë gjurmë në jetët e tyre dhe influenca e kujt ka qenë më e rëndësishme për ta.

Për Naomi Campbell, personi me më shumë ndikim në jetën e saj ka qenë lideri afrikano-jugor, Nelson Mandela. “Unë vazhdoj të mësoj dhe kujtoj gjërat që ai më tha kur isha vetëm 24 vjeç”, tha Campbell.

Personalitete të tjera si Emilia Clarke dhe Taylor Swift, politikanja Nancy Pelosi apo ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, po ashtu shkelën në tapetin e kuq për eventin gala të revistës “Times”, 100 personat me më shumë ndikim në botë për 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA