Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin Të marrësh me qira apo të blesh? Të kursesh apo të investosh? Të heqësh dorë nga kafeja e përditshme apo të përqendrohesh tek kostot e mëdha?
Kur vjen fjala tek paratë ka shumë leksione, por mund të jetë e vështirë të dish nga t’ia fillosh.
Veçanërisht të rinjtë, të lindurit në shekullin e ri, kritikohen shpesh për hezitimin përballë investimeve. Kur ata kanë para’, sipas një raporti të fundit, preferojnë t’i ruajnë “cash”. Por, sipas ekspertëve, kjo është e gabuar. Këshilla në këtë rast është investoni në gjëra tek të cilat ju besoni.
Pronat e paluajtshme janë një temë e shumëdebatuar për të rinjtë, që shpesh pyesin se kur është më mirë të blejnë shtëpinë e tyre të parë. Thuajse 72% e tyre e konsiderojnë pasjen e një shtëpie si prioritet, pavarësisht se shumëkush nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Ekspertët thonë se një pronë mund të jetë një blerje e madhe, por nuk duhet marrë lehtë. Studimet sugjerojnë se më shumë se dy të tretat e të lindurve në mijëvjeçarin e ri që blejnë prona përfshihen nga pendimi. E rëndësishme është edhe të dish se sa para’ duhen kursyer dhe sa duhen investuar. Ka nga ata që këshillojnë të kursehen 10 deri në 20 për qind e të ardhurave.
Por, shumë prej të rinjve, thjeshtë nuk dijnë ta bëjnë këtë.
Top Channel