Presidenti amerikan Donald Trump, ahstu siç ka bërë edhe më parë, do të bojkotojë darkën tradicionale të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Por, këtë radhë nuk do të jetë i vetmi.
Edhe zyrtarë të tjerë të administratës nuk do të marrin pjesë në eventin e përvitshëm që do të mbahet këtë të shtunë.“Presidenti dhe të tjerë anëtarë të administratës së tij nuk do të marrin pjesë në darkën e korrespondentëve këtë vit”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Të shtunën në mbrëmje, Presidenti Trump do të udhëtojë drejt Gjirit të Gjelbër, në Uiskonsin, ku do të mbajë një tubim. Bojkoti vjen ndërsa Trump, në një seri postimesh në Twitter të martën, lëshoi kritika mbi mediat, duke e quajtur emisionin Morning Joe të MSNBC, “Morning Psycho”, duke kritikuar CNN si një katastrofë dhe duke pyetur nëse “New York Times” ëhstë gjunjëzuar për të kërkuar ndjesë për punën e saj, ndërkohë që përgëzoi emisionin e “Fox News”, “Fox and Friends”, që, sipas tij, është emisioni politik i mëngjesit më i mirë në të gjitha televizionet.
Ky vit është i treti radhazi që Presidenti bojkoton eventin tradicional rreth 100-vjeçar. Që më herët këtë muaj ai kishte thënë se nuk do të merrte pjesë në eventin që ishte negativ dhe i mërzitshëm.
Top Channel