Pas zjarrit, një tjetër rrezik i kanoset katedrales së Notre Dame, këtë radhë nga shiu.

Puna ka filluar në çatinë e Katedrales. Statujat janë hequr dhe janë dërguar gjetkë para se shiu të rifillojë. Dëmtimi nga uji tani është një shqetësim i madh, pasi sasi të mëdha u përdorën edhe nga zjarrfikësit që u përballën me flakët e zjarrit gjigant.

Për të evituar dëme të tjera, në prag të shirave po tentohet të mbulohet e gjithë çatia e Notre Dame me një shtresë mbrojtëse. Pas shembjes së pjesës më të madhe të çatisë si pasojë e zjarrit, arkitektët druajnë tani se stuhitë mund të shkaktojnë të tjera kolapse.

“Prioritet është izolimi i katedrales”, ka thënë arkitekti që kryeson punimet e restaurimit, Filip Villnov. Vetratat e famshme janë mbuluar tashmë me material mbrojtës. Mbulesa do të jetë vetëm e përkohshme, në pritje që struktura që do të shërbejë si një çadër për katedralen deri në fund të punimeve të rindërtimit, të jetë gati.

Top Channel