Kryeministri i Spanjës mohon koalicionin pas-zgjedhor me partinë e djathtë “Qytetarët”

24/04/2019 03:58

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të martën se partia Socialiste nuk ka ndërmend të përfshijë partinë e qendrës së djathtë Ciudadanos në ndonjë aleancë qeverisëse, nëse partia e tij fiton zgjedhjet kombëtare të së dielës.

“Hyrja në aleancë me një parti që ka vënë kordon ndarës me Partinë Socialiste, nuk është pjesë e planeve të mia”, tha Sanchez në fillim të debatit të dytë televiziv, të martën, midis tij dhe tre liderëve të tjerë të partive rivale.

Socialistët janë udhëheqës të sondazheve para zgjedhjeve, por nuk duket se do të fitojnë vende të mjaftueshme për të qeverisur të vetëm.

Ciudadanos, ose Qytetarët, më parë ka thënë se nuk do të bashkohet me asnjë koalicion të udhëhequr nga Sanchez.

Spanja do të shkojë të dielën në zgjedhjet e parakohshme, të cilat u thirrën nga kryeministri Pedro Sanchez, pasi dështoi 3 herë të miratojë buxhetin e 2019-ës në parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA