Trump pranon ftesën e Mbretëreshës Elisabeta, për të vizituar Britaninë e Madhe

23/04/2019 23:55

Donald Trump e ka pranuar ftesën e Mbretëreshës Elizabeth për të bërë një vizitë shtetërore në Britani në qershor, duke u bërë presidenti i tretë i SHBA-së që i është dhënë nderi nga monarku, tha të martën Pallati Buckingham.

Udhëtimi ka gjasa të shkaktojë debate, pasi shumë britanikë nuk e pëlqejnë Trumpin dhe i refuzojnë politikat e tij për çështje të tilla si emigracioni.

Protestat që përfshinë dhjetëra mijëra demonstrues e mbajtën në hije një vizitë të Trump në Britani, korrikun e kaluar dhe organizatorët thanë se po planifikonin një “demonstrim të madh” kundër vizitës së tij shtetërore.

Trump dhe gruaja e tij Melania do të vizitojnë Britaninë nga 3-5 qershori, tha pallati, duke shtuar se hollësitë e mëtejshme do të shpalleshin në kohën e duhur.

Vizitat shtetërore zakonisht janë çështje të fryra edhe mediatikisht, që paraqesin një udhëtim me karroca të hapura në kryeqytet, Londër dhe një banket në Buckingham Palace.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet të thellë dhe të qëndrueshëm që rrënjoset në historinë tonë të përbashkët dhe interesat e përbashkëta”, tha Maj në një deklaratë.

Kryeministrja, e cila po përballet me thirrjet për dorëheqjen e saj nga disa ligjvënës në Partinë e saj Konservatore, të cilëve nuk u pëlqen trajtimi nga ana e saj e daljes së vendit nga Bashkimi Evropian, do të shpresojë për mbështetje të fortë për një marrëveshje tregtie pas Brexit, mes SHBA-ve dhe Britanisë.

Vizita shtetërore do të ishte një mundësi për të forcuar lidhjet tashmë të ngushta në fusha të tilla si tregtia, investimi, siguria dhe mbrojtja, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA