Samsung është tërhequr këtë javë nga linçimi i publikimit të telefonit 2 mijë dollarësh të palosshëm, pas raporteve se aparatet testues kishin pësuar defekte. Kompania planifikonte ta hidhte në treg “Galaxy Fold”, të premten, por tani do të bëjë më shumë teste dhe do të njoftojë një datë të re, në javët në vijim.
Shtyrja përbën një problem për Samsung dhe për tregun e smartfonëve në përgjithësi që kishte shpresuar se telefoni I palosshëm do të katalizonte inovacionin në industri.
“Galaxy fold”, me çmimin e tij fillestar 1980 dollarë nuk do të ishte një produkt masiv në treg por shumëkush mendonte se ai do të sinjalizonte një valë të re avancimesh në një fushë që nuk ka sjellë risi të mëdha vitet e fundit. Por testuesit e telefonit patën problem me “Galaxy Fold” që në ditët e para. Disa gazetarë raportuan se ekranet e brendshme kishin patur problem që në ditët e para.
Dy testues, gabimisht kishin hequr nga ekrani një shtresë të jashtme që duhej të qëndronte dhe kishin raportuar gërvishtje. Samsung konfirmoi javën e shkuar se shtresa duhej të mbahej. Por nuk shpjegoi përse shumë prej testuesve pësuan probleme. Një inspektim paraprak tregoi se mund të ketë problem me presionin e ushtruar në zonat e ekspozuara që hapin dhe mbyllin telefonin.
Po ashtu ishte gjetur edhe një problem me substancat e gjetura Brenda aparateve që mund të kenë ndikuar në performancë. Tani Samsung thotë se do të gjejë një mënyrë më të mirë për të mbrojtur ekranet dhe shpjegoi se shtresa e jashtme duhet të ruhet. Telefona të tjerë testues duket se vazhdojnë të punojnë mirë dhe deri më tani po provojnë atë që Samsung kishte premtuar se telefoni mund të hapet e mbyllet rreth 200 mijë herë në jetën e tij.
Top Channel