Federata e Atletikës së Kosovës, së bashku me Komunën e Prishtinës kanë bërë të gjitha përgatitjet për gjysmëmaratonën, e cila do të mbahet këtë të dielë.

Në regjistrimet për të marrë pjesë në këtë gjysmëmaratonë shihet një interesim i madh nga qytetarët.

Këtë e konfirmoi edhe sekretari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Abdurrahman Shkodra, i cili tha se nuk mungojnë edhe atletët nga jashtë vendit.

Këtë vit do të ketë disa risi në gjysmëmaratonën e Prishtinës, që nga medaljet, e deri tek organizimi.

Gara e vitit 2019 do të mbahet të dielën, duke filluar nga ora 10:00, e cirkuiti i saj do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar, me një gjatësi prej 21 kilometrash.

Top Channel