Një indian dëmtoi gishti e tij tregues  prej dëshpërimit, pasi votoi partinë e gabuar në zgjedhjet kombëtare. Pawan Kumar tha se u hutua nga simbolet në makinën e votimit elektronik dhe votoi për partinë e kryeministrit Narendra Modi, në vend të rivalit të tij rajonal në shtetin e Uttar Pradesh.

I trazuar, Kumar shkoi në shtëpi dhe e copëtoi gishtin. Edhe pse votat hidhen në mënyrë elektronike në qendrat e votimit, gishti tregues i çdo zgjedhësi bëhet me bojë që nuk hiqet, për tu siguruar që ata të mos votojnë përsëri.

“Unë shkova në shtëpi dhe copëtova gishtin tim me thikë,” -tha Kumar. Ai tha se asnjë presion nuk i ishte bërë për të votuar. E enjtja ishte dita e dytë e zgjedhjeve maratone të Indisë që filloi më 11 prill dhe zgjat deri në 19 maj.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel