Një manastir në Kaliforni fiton rreth 1 milionë dollarë në vit nga shitja e kanabisit. Motrat e nisën biznesin në vitin 2011 me vetëm me 12 bimë, por tani po e shesin kanabisin në të gjithë vendin dhe klientët i kanë të shumtë. Lënda narkotike ndihmon në trajtimin e njerëzve me probleme shëndetësore ose që kanë varësi prej saj.

Dokumentari ‘Breaking Habits’, i drejtuar nga regjisori britanik Rob Ryan, eksploron historinë dhe mbijetesën e qëndrueshme të murgeshave biznesmene. “E kam parë dokumentarin kaq shumë herë, saqë jam sëmurë prej tij, por të gjithë e pëlqejnë atë, kështu që unë jam e lumtur për këtë,” tha motra Kate, 60 vjeçe, e cila banon në Merced County, Kaliforni me bashkësinë e saj të motrave.

“Ne kurojmë njerëz nga varësia e drogës dhe suksesi është 100% i sigurt. Kemi punuar me tetë njerëz që ishin të varur nga alkooli, duhani apo metadoni dhe gjithë u bënë më mirë”, tha motra Kate, e cila dikur punonte si një ekzekutive e lartë në një kompani fluturimi,  përpara se të kthehej në bujqësi. “Kjo që ne bëjmë është një shkallë më e lartë  suksesi sesa ‘Alcoholics Anonymous’,” shtoi ajo.

Murgeshat përdorin gjithashtu CBD për të trajtuar  epilepsinë apo kancerin.  “Është një fabrikë mrekullisht shëruese, gradualisht bota po fillon të pranojë idenë e kanabisit si ilaç, në vend që ta trajtojë atë si një lëndë të rrezikshme”, tha motra Kate.

Rob Roban thotë se lufta e motrës Kate për të ndryshuar industrinë e kanabisit nga “varësi në shërues” është e vërtetë dhe e përzemërt. Ai tha:i “Është një histori për një grua që merr përsipër formimin lokal për të ndryshuar ligjin mbi kanabisin në kuptimin kurativ. Plani i motrave për të zgjeruar perandorinë e tyre medicinale  të marijuanës, motra Kate tha:- “Ne kemi për qëllim të kemi enklava në çdo qytet dhe krahinë në 20 vitet e ardhshme”.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA