Meksikë, një fëmijë mes 13 të vrarëve. Përplasje mes grupeve të narkotrafikut

20/04/2019 19:55

Të paktën 13 persona, përfshi këtu një fëmijë, kanë mbetur të vrarë gjatë së premtes mbrëma, kur një grup personash të armatosur hapën zjarr ndaj një organizimi festiv, në shtetin meksikan lindor të Veracruzit.

Sekretariati për Sigurinë Publike njoftoi se të armatosurit mbërritën në një festë familjare në Minatitlan, duke kërkuar të takoheshin me dikë që e identifikuan si “El Becky”, pronar i një lokali, përpara se të hapnin zjarr.

Institucioni zyrtar konfirmoi se 7 burra, 5 gra dhe një fëmijë mbetën të vrarë, ndërsa 4 të tjerë u plagosën nga sulmi.

  “El Chapo” pret dënimin, luftimet në kartelin e Sinaloas veç kanë filluar

Ende nuk dihet motivi për një masakër, por Veracruzi njihet si një nga shtetet e tronditura fuqishëm prej krimit të organizuar dhe betejave të përgjakshme që shpërthejnë shpesh mes grupeve rivale të narkotrafikut.

Të mbijetuarit pëshkruan ngjarjen, sesi agresorët detyruan viktimat t’i shihnin ata në sy, përpara se t’i qëllonin për vdekje.

Top Channel