Jeta e 21-vjaçares Elizaveta Adamenko nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes së botës së “thashethemeve” të showbiz, ajo nuk është modele, por bashkëshortja e një manjati nafte 57-vjeçar.

Valentin Romanov, kreu i zyrës në Singapor të kompanisë së naftës shtetërore ruse “Lukoil”, është martuar në korrik të 2016-s me 18-vjeçaren Elizaveta Adamenko në Francë.

Prej afro 3 vitesh ata jetojnë të lumtur e të martuar, e gjithçka duket normale, por historia e tyre nuk nis 3 vite më parë.

Romanca e çiftit kontraversal ka nisur më tepër se 6 vite më parë kur 18-vjeçarja Adamenko u largua banesa e saj në rajonin e Siberisë.

Por sipas revistës së “Prospekt Mira” ata janë lidhur bashkë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, edhe pse kjo nuk lejohet qoftë sipas ligjeve Ruse apo dhe atyre të Singaporit ku mosha e lejuar për marrëdhënie seksuale është 16.

Por pavarësisht faktit se lidhja e tyre ishte qartazi në shkelje të ligjit dhe Romanov mund të përfundonte në burg, ata vijuan të qëndrojnë bashkë duke e kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë, pasi Adamenko mbushi 18 vjeçe.

FOTO GALERI
11/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA