Banorët e “Bregut të Lumit”, që iu prishen shtëpitë nga vazhdimi i ndërtimit të “Bulevardit të ri” janë përplasur sërish me policinë këtë të mërkurë.

Forca të shumta policore ishin të pranishme në zonë, duke ndërhyrë për largimin me forcë të banorëve që nuk pranojnë të lënë shtëpitë e tyre.

Aksioni i prishjes ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë raportuar edhe konfrontime fizike.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetë të opozitës, të cilët janë konfrontuar gjithashtu me policinë.

  PD: Policia po dhunon banorët e “Bregut të Lumit”

Klevis Balliu, një prej tyre tha për mediet se është fatkeqësi që në vitin 2019, qytetarët shqiptarë dhunohen në këtë mënyrë. Sipas tij, dy ditë më parë policia ka hedhur gaz lotsjellës në shtëpitë e banorëve.

Gjurma e “Bulevardit të Ri” parashikon të prishë 38 shtëpi gjithsej, ndërsa një javë më parë janë shembur 7 të tilla. Edhe sot, në aksionin e IMT-së janë parashikuar të hidhen në tokë 7 banesa.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA