Java e shenjtë para Pashkëve/ Si i kryejnë spanjollët ritualet fetare në pritje të “ngjalljes së Krishtit”

16/04/2019 13:10

Në Spanjë kanë nisur kremtimet e javës së shenjtë. Periudha nga e diela e palmave deri tek Pashkët, është praktikisht më e shenjta e katolicizmit, dhe ku më shumë mund të bien në sy këto festime sesa në Spanjë..

Santa Semana, siç njihet atje, është e mbushur me procesione, një atmosferë hareje, muzike e vëllazërimi.

Qytetet gëlojnë nga njerëzit, një pjesë e të cilëve vijnë enkas për t’u bërë pjesë e saj e për të parë kostumet e jashtëzakonshme fetare. Qendra e kremtimit është Sevilja, ku figura shumëngjyrëshe të cilat përfaqësojnë skena fetare, zbresin në një paradë madhështore nëpër qytet duke ofruar një spektakël të rrallë.

Java e shenjtë kremton eventet në ditët që paraprinë ringjalljen e Krishtit të dielën e Pashkëve. Kisha ortodokse ndërkohë përdor të tjerë faktorë për të përcaktuar datën, ndaj Pashkët do t’i festojë në 28 prill.

Top Channel