Avioni më i madh në botë kreu fluturimin e tij të parë të shtunën. Avioni gjigant u nis nga porti hapësinor dhe ajror Mojave në Kaliforni.

Ai është pothuajse po aq i madh sa stacioni hapësinor ndërkombëtar. I quajtur “Rock”, avioni u nis në fluturim në orën 06:58 dhe fluturoi për dy orë e gjysmë, duke arritur lartësinë e 5180 metrave dhe një shpejtësi maksimale prej 304 km/h.

I ndërtuar nga kompania amerikane “Strato Launch”, ai është projektuar që të lëshojë raketa në ajër.

“Strato Launch” u themelua nga miliarderi Paul Allen, i cili u nda nga jeta në tetor të vitit 2018.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel