Vijon prej rreth 4 orësh protesta e opozitës së bashkuar, e cila pasi nisi para kryeministrisë, është zhvendosur prej orës 19:30 para godinës së parlamentit.

Aty janë hedhur në mënyrë të vazhdueshme sende dhe fishekzjarre drejt godinës, ndërsa policia është kundërpërgjigjur hera-herës me gaz lotsjellës.

Aktualisht policia po tenton të shpërndajë protestën, pasi ka shtuar dozën e gazit lotsjellës, si dhe ka filluar përdorimin e makinave ujë-hedhëse.

Ndërkohë, në megafonë vijon të përsëritet thirrja për të mos shkaktuar akte dhune dhe për të mos protestuar me fytyrë të maskuar, ndërsa pasojat ligjore u janë kujtuar edhe organizatorëve.

Ende nuk dihet skenari i protestës, por ndërkohë që protestuesit vijojnë të rezistojnë, policia ka filluar të marrë terren, për të shpërndarë turmën.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA