Pas marrjes së një informacioni nga komuniteti, se në fshatin Pirg, dy persona qarkullojnë me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë në kohë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L, 20 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, banues në Pirg.

Dy shtetasve të mësipërm iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel