Policia greke ka shkatërruar një organizatë të kultivimit të narkotikeve në qendër të Athinës.

Sipas departamentit te anti-drogës së Atikës, forcat e këtij departamenti, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërhynë në një magazinë në lagjen Peristeri të Athinës, ku munden të sekuestrojnë 915 rrënjë kanabis dhe 2.5 kg kanabis te paketuar dhe te gatshme për treg.

Mësohet se në magazinë ishte montuar një sistem tepër modern i rritjes hidroponike,si dhe sistem ndriçimi me llampa ultravjollce, të cilat shërbejnë në rritjen edhe më të shpejtë të bimëve të kanabisit.

Bimët ishin mbjellë në vazo. Ato stimuloheshin edhe me plehra kimike të posaçme, ndërsa ishin marrë masa edhe për sistemin e ajrimit, duke shmangur kështu edhe erën e rëndë të kanabisit në zonë.

Autoritetet arrestuan 4 shtetas shqiptarë, te moshave 35,37,39 dhe 35 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për shkak të hetimeve.

Të pyetur prej hetuesve, të arrestuarit thanë se kishin instaluar sistemin hidroponik të rritjes së kanabisit dy vitet e fundit, pasi në këtë mënyrë ulnin mundësinë për t’u arrestuar prej autoriteteve gjate transportit të drogës nga Shqipëria drejtë Athinës, por edhe për shkak të kostove të ulëta që ky sistem ofron per rritjen e lendes narkotike.

Ata thanë se paratë i kishin siguruar prej shitjes së lëndës narkotike. Shuma e përfituar prej trafikantëve e kalon 500.000 euro.

Të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre, do t’i dërgohen gjykatës për masë sigurie, paraditen e së shtunës.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel