Një vajzë është hakmarrë në mënyrën më të keqe ndaj ish të fejuarit të saj. Ajo i djeg banesën ish të dashurit. Ngjarja ka ndodhur në Torrette të Italisë dhe policia është njoftuar nga banorët, të cilët vunë re se nga një apartament po dilte tym.

Edhe pronari, një 30-vjeçar nga Piandimeleto, i cili nuk ishte i pranishëm në atë momente, kishte alarmuar policinë sepse ai ishte paralajmëruar drejtpërdrejt nga ish e fejuara gruaja nëpërmjet WhatsApp.

30-vjeçara nuk pranonte fundin e marrëdhënies, e për pasojë hyri në apartament dhe i vuri flakën dhe u fsheh në banjë. Shërbimi i zjarrfikësve, pasi evakuoi pesë familje që banonin në ndërtesë si një masë paraprake, arriti të neutralizojë flakët dhe të rimarrë vajzën që u dërgua më pas në departamentin e psikiatrisë në spitalin Fano.

Top Channel