Një shofer taksie që drogonte dhe përdhunonte klientet e tij gjatë një harku kohor 5 vjeçar, është burgosur përjetësisht.  Dmitri Lebed, 33 vjeç, vrau katër gra që besonte se ishin të dehura dhe u përpoq të vriste një tjetër. Bisha “e ftohtë” u dënua gjithashtu për përdhunimin apo sulmin seksual ndaj tetë grave të tjera, por prokurorët besojnë se numri i  vërtetë mund të jetë shumë më i lartë.

Martuar Ledeb shkaktoi frikë në Abakan të Rusisë, gjatë një periudhe pesë vjeçare për shkak të “paaftësisë së policisë”  për ndjekjen e gabuar të drejtimit të pistës së hetimit.

Shoferi i taksisë zgjidhte si pre vetëm ato gra që ishin të dehura, duke besuar se nuk mund të rezistonin. Prokurorët i thanë gjykatës që ai i vrau viktimat e tij kur luftuan dhe përdorte një drogë në pije dhe ua ofronte viktimave përpara se të hynin në taksi.  Ai sulmoi seksualisht dhe më pas vrau shitësen e telefonisë celulare Oksana Litvinova, 24 vjeç, pasi u largua nga një bar në qytet në vitin 2012. Ai e shpërfytyroi fytyrën e saj, përpara se të fshihte kufomën e saj në pyje.

Anna motra e saj tha: “Ne e njohëm atë vetëm nga rrobat dhe manikyri”. Të gjitha  raste te tjera të ekzekutimeve ishin të ngjashme. Gjatë marrjes në pyetje ai tha se iu kërkon falje të afërmeve të viktimave të tija. Prokurorët thanë se ai është i ftohtë dhe nuk ka emocione kur rrëfen krimet makabre. Madje sillet si viktimë.

Top Channel