Një i burgosur shqiptar ka rrahur për vdekje një grek, raporton media greke “Zougla.gr”. Raportohet se shtetasi grek ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në njërën prej qelive të burgut të Karidhalos në shtetin fqinj, ndërsa i burgosuri M.M. po flinte.

Ky i fundit ishte dënuar për çështje droge dhe për pak kohë do lirohej nga qelia, ndërsa shqiptari  ishte në burg për kalim të paligjshëm të kufirit grek, por edhe ky do dilte për pak kohë.

Më 27 shkurt 2019, ndërsa po flinte në qeli, M.M u dhunua barbarisht nga shqiptari, duke e goditur thuajse në gjitha pjesët e trupit, në kokë, në fytyrë, në duart, gjoks e këmbë.

Stafi i burgut ngriti alarm dhe e dërguan pacientin në spitalin Nikaia. Mjekët këtu thanë se greku kishte nevojë për mjekim edhe më mëtejshëm dhe e dërguan në spitalin e Tzanei, por ai nuk shpëtoi dot, pasi kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse.

Kur greku ra pre e dhunës, nga data 27 shkurt deri më 2 mars 2019, familja e tij nuk dinte asgjë, pasi askush nga stafi i burgut nuk e konsideroi gjendjen e tij kaq të rëndë sa të lajmërojë familjarët. Mjekët thanë se dhuna kishte qenë barbare dhe greku kishte marrë lëndime të tmerrshme, duke ia marrë jetën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel