Për shtatë vite të gjata, ai ka banuar në një nga lagjet më të famshme të Londrës, por nuk kishte asgjë të bujshme në mënyrën se si Julian Assange u dëbua më në fund nga Knightsbridge.

Me flokët e çrregullt, duart e mbledhura, themeluesi 47-vjeçar i WikiLeaks kishte një figurë të çuditshme dhe disi patetike, pasi ai u transportua me një makinë policie dje.

Duke marrë parasysh shkallën e akuzave të ndryshme penale që ai tani po përballet, duket e pamundur që ai të dalë sërish, të paktën për një kohë të gjatë.

Assange ka arritur të qëndrojë në ambasadën e Ekuadorit falë shumë ish-aleatëve, duke përfshirë edhe shumë miq të majtë, të cilët jo vetëm që luftuan, por gjithashtu financuan betejat e tij të shtrenjta ligjore.

Mbështetësit e nivelit të lartë që do të kthehen kundër tij variojnë nga feministët, pasi dy gra e akuzuan për përdhunim dhe sulme seksuale.

Ndërkohë, reputacioni i Assange në mesin e liberalëve të çdo bindjeje, u dëmtua rëndë në vitin 2016, kur WikiLeaks luajti një rol kyç në fushatën e vrazhdë për të destabilizuar Hillary Clinton gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, duke publikuar emailet.

Megjithatë, ishte prishja e marrëdhënieve të dikurshme të Julian Assange me qeverinë e Ekuadorit ajo që vulosi fatin e tij.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA