Astronomët kanë fiksuar për të parën herë, imazhin e një vrime të zezë, që ndodhet në një Galaksi të largët.

Ajo ka një diametër prej rreth 40 miliardë kilometrash, tre milionë herë më e madhe se përmasat e tokës, dhe është cilësuar nga shkencëtarët, si një monstër.

Vrima e zezë është 500 milionë trilionë kilometra larg dhe është fotografuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh në vende të ndryshme të botës. Fotoja është prezantuar në observatorin Atacama në Kili dhe siç thanë studiuesit, është rezultat i një aventure të paprecedentë teknologjike.

“Vitin e shkuar, teleskopi event horizon dhe ALMA do të jenë në gjendje të bëjnë akoma më shumë dhe të na afrojnë me qëllimin tonë final që sic ju e dini është; të kërkojmë origjinën tonë kozmike”, tha Violette Impellizzeri, astronome.

“Ne e kemi arritur këtë së bashku dhe duhet të shohim nga e ardhmja për të forcuar bashkëpunimin, drejt arritjeve të reja shkencore”, tha Xavier Barcons, drejtor i European Southern Observatory.

Pasja e imazhit të parë të një vrime të zezë, do ti mundësojë kërkuesve të mësojnë më shumë mbi këto objekte misterioze. Askush nuk e di më të vërtetë se si krijohet unaza e dukshme përreth vrimës. Akoma më intriguese është pyetja se çfarë ndodh kur një objekt bie në një vrimë të zezë.

Ajo që shkencëtarët thonë deri më tani është se vrima e zezë është një pjesë e hapësirës nga ku asgjë, as drita, nuk mund të largohet. Pavarësisht emrit, mendohet se ato nuk janë të zbrazëta, por përbëhen nga një sasi e madhe lënde, e ngjeshur shumë, në hapësira të vogla, çka edhe i jep një tërheqje të madhe gravitacionale.

Top Channel