Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet?
“Top Story”, duke biseduar me qytetarët zbulon se kabllor “JUDI” bashkëpunon edhe me disa subjekte të tjera, të cilat e ushtrojnë aktivitetin e tyre në fshatrat e Lushnjes.
Një rast i tillë paraqitej në fshatin Plug. Aty gjendet një platformë kabllore funksionale dhe që piratonte kanale të platformës Digialb. Gjithashtu, “Top Story” evidentoi edhe shtëpinë ku ishte vendosur serveri i këtij kabllori. Shtëpia është në pronësi të Met Salliut.
Por, ngjitur me një vilë të madhe ndodhet edhe një shtëpi e rrënuar totalisht. Ajo i përket shtetasit Halim Hoxha. Ky i varfër është abonent në kabllorin e fqinjit të tij të pasur, e çdo muaj i paguan atij 6.000 lekë të vjetra për kabllorin.
Libreza është e plotësuar dhe e firmosur në emrin Met Salliu. Një dramë e vërtetë sociale. Një pirat televiziv, që pasurohet me paratë e fqinjëve të tij të varfër.
“Ne kemi kabllor. Paguajmë 6.000 lekë në muaj. Kemi 5-6 vite që marrim me kabllor. Emri i firmës është Met Salliu. Nuk i kemi thënë fare ne atij. Ato që i zë, i zë; ato që nuk i zë, nuk i zë. Edhe po të fusë më pak kanale, ne po njësoj paguajmë lekët. Jemi pa kontratë”, thotë banori Halim Hoxha në fshatin Plug.
Në këtë fshat, lista e kanaleve është identike me listën e kabllor “JUDI”-t në qytetin e Lushnjes. Kjo do të thotë se këtu vjen i njëjti sinjal dhe kemi të bëjmë me të njëjtën kompani. Pra, kabllor “JUDI” ka bërë të vetët edhe subjekte të tjera, duke e shtrirë piraterinë e tij televizive jashtë qytetit të Lushnjes.
https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/327434321304372/
Top Channel