Të gjithë i kemi parë reklamat e kompanive të ndryshme të internetit, të cilat ofrojnë shërbime 3 në 1. Pra, në një linjë të vetme ato të sjellin internetin, telefonin dhe kanalet televizive.
Ky shërbim është i ligjshëm, për sa kohë kompania e internetit ka kontratë më platformat televizive. Por, në shumë raste kanalet televizive piratohen përmes internetit.
“Eksperienca me ‘dream box’-et vite më parë, flasim vitet 2010-2012, tregon që piratuesi mund të jetë një person në një shkallë, një tek djalë i ri, i cili është i aftë teknikisht, me shokë ose pa shokë. Ka mësuar si ta bëjë këtë skemë dhe e bën. E ka pasur të këtilla, me arreste që janë bërë të bujshme herë pas here të personave tek”, tha Endri Meksi, ekspert IT-je.
Disa dyqane ofrojnë edhe shitjen e disa dekoderave që quhen “Android Box”. Kjo pajisje bën të mundur që një televizor i thjeshtë të kthehet në “Smart TV” dhe të marrë sinjal nga interneti.
Pra, një mënyrë sesi në një televizor të thjeshtë të kesh mundësi të hapësh faqe interneti, për shembull Youtube, Google, apo rrjetet sociale. Pra, ka të njëjtin akses sikur të jesh përpara një kompjuteri. Këto pajisje që modifikojnë televizorin janë të ligjshme.
“Dreambox-i mbetet një pajisje që nuk mund ta bllokosh në doganë për t’u futur. Është njësoj si të bllokosh një thikë se me atë mund të vidhet. Apo një çekiç, se edhe me çekiçin mund të vritet”, tha Endri Meksi, ekspert IT-je.
Por, edhe këto pajisje mund të bëhen të paligjshme, pasi në “Android Box” mund të instalosh një program me një kod të posaçëm, ku piraton të gjitha kanalet televizive të platformave të ndryshme, Digitalb, Tring, Sky, Al Jazeera dhe shumë të tjerë.
Por ka edhe forma të tjera, kur kodin bashkë me “Android Box” t’i ofrojnë disa dyqane, madje edhe këtu në Tiranë. Këtu, qytetarët shpesh bien prè e piraterisë, blejnë “Android Box” dhe paguajnë për një vit paratë për të bërë një abonim të paligjshëm.
Ndërkohë që kjo skemë abuzimi mund të zbulohet shumë shpejt dhe qytetarët të humbasin paratë e shpenzuara në mënyrë të paligjshme.
Top Story/ IPTV, pirateria moderne nëpërmjet internetitTë gjithë i kemi parë reklamat e komapnive të ndryshme të internetit të cilat ofrojnë shërbime 3 në 1. Pra në një linjë të vetme ato të sjellin internetin, telefonin, dhe kanalet televizive. Ky shërbim është i ligjshëm përsa kohë kompania e internetit ka kontratë më platformat televizive. Por në shumë raste kanalet televizive piratohen përmes internetit. “Eksperienca me dream boxet vite më parë, flasim vitet 2010 – 11 – 12 – tregon që piratuesi mund të jetë një person në një shkallë, një tek djalë i ri, i cili është I aftë teknikisht, me shokë ose pa shokë. Ka mësuar si ta bëjë këtë skemë dhe e bën. Dhe ka patur të këtilla, me arreste që janë bërë të bujshme herë pas here të personave tek”, tha Endri Meksi, Ekspert ITDisa dyqane oforjnë edhe shitjen e disa dekoderave që quhen Android Box. Kjo pajisje bën të mundur që një televizor i thjeshtë të kthehet në Smart TV dhe të marrë sinjal nga interneti. Pra, një mënyrë se si në një televizor të thjeshtë të kesh mundësi të hapësh faqe interneti, përshembull youtube, google apo rrjetet sociale. Pra, ka të njëjtin akses sikur të jesh përpara një kompjuteri. Këto pajisje që modifikojnë televizorin, janë të ligjshme. “Dreamboxi mbetet një paisje që nuk mund ta bllokosh në doganë për tu future. Është njësoj si bllokosh një thikë se me atë mund të vidhet. Apo një cecik se edhe me cekicin mund të vritet”, tha Endri Meksi, Ekspert ITPor edhe këto pajisje mund të bëhen të paligjshme, pasi në Android Box mund të instalosh një program me një kod të posaçëm, ku piraton të gjitha kanalet televizive të platformave të ndryshme, Digitalb, Tring, Sky, Al Jazeera dhe shumë të tjerë.Por ka edhe forma të tjera, kur kodin bashkë me Android Box, ti ofrojnë disa dyqane, madje edhe këtu në Tiranë. Këtu, qytetarët shpesh bien pre e piraterisë, blejnë Android Box dhe paguajnë për 1 vit paratë për të bërë një abonim të paligjshëm. Ndërkohë që kjo skemë abuzimi mund të zbulohet shumë shpejt dhe qytetarët të humbasin paratë e shpenzuara në mënyrë të paligjshme.
Posted by Top Story në Top Channel on Wednesday, April 10, 2019
Top Channel