Shefi i Shërbimit Sekret shkarkohet nga presidenti Trump

09/04/2019 13:03

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar drejtorin e shërbimit sekret. Randolf Alles është një nga disa zyrtarët e Departamentit të Digurisë së Drendshme që kanë lënë postet e tyre. Largimi i Alles vjen një ditë pasi sekretarja e departamentit për Sigurinë e Srendshme, Kirstjen Nielsen dha dorëheqjen nën presion mbi situatën në kufirin SHBA-Meksikë.

Dhjetëra zyrtarë janë larguar nga administrata Trump që nga 2017. Shtëpia e Bardhë, ka kofnirmuar se Alles do të largohet por nuk ka thënë nëse është Trump ai që e ka shkarkuar. Sekretarja për shtypin, Sarah Sanders, në një deklaratë për shtyp, tha: -Randolf Alles ka bërë një punë të shkëlqyer në agjenci gjatë dy viteve të fundit dhe Presidenti e falënderon për shërbimin e tij ndaj vendit.

Ajo tha se karrieristi i shërbimit sekret, James Murray do të marrë postin e drejtorit në maj. Alles raportonte direkt tek Nielsen, që njoftoi dorëheqjen të dielën, pas presionit nga vetë Trump. Presidenti republikan në vazhdimësi e ka akuzuar Nielsen se nuk është e ashpër sa duhet për sigurinë kufitare. Po ashtu, të hënën, një gjykatës amerikan, bllokoi politikën e emigracionit të administratës trump, që kthen azilkërkuesit në Meksikë, ndërsa ata presin që rastet e tyre të procesohen. Urdhri do të hyjë në fuqi më 12 prill, për ti dhënë zyrtarëve amerikanë një shans për ta apeluar atë.

Top Channel