Habit deklarata e politikanes së njohur: Kam hyrë në konferencë me karrocën e djalit 3 muajsh

09/04/2019 17:38

Mimoza Kusari Lila, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth karrierës si politikane, por edhe rolit të saj si nënë.

Ajo pranoi se ka patur raste kur nuk ka qenë e pranishme në momente të rëndësishme për fëmijët, megjithatë është munduar që të mos i lërë asnjëherë vetëm.

Ish-ministrja e Kosovës ndau në studio një histori personale, kur kishte udhëtuar për një konferencë në Itali bashkë me djalin e vogël, që në atë kohe ishte vetëm 3 muajsh.

Pas një incidenti me kujdestaren që i kishte mbajtur të birin për pak orë, ditën e konferencës Mimoza tregoi që e kishte marrë djalin me vete.

Fatmirësisht në atë rast, ashtu sikurse dhe herët e tjera, i ishte ofruar ndihmë nga të pranishmit. Një zyrtare e punëve të jashtme të Italisë i kishte mbajtur në krahë të birin, teksa Mimoza vijonte me prezantimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA