LIVE/ Më shumë se 12 orë seancë. Rama ultimatum deputetëve të PS për 84 vota, Braçe përplaset me Maznikun, Spiropali kritika për Territorialen Prokuroria për Krime të Rënda në përfundim të hetimit të procedimi pasuror, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Klement Balilit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga ana e Prokurorisë, ku thuhet se Balili, i akuzuar për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash te tjera penale ka kërkuar që t’i konfiskohet një truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës; objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës; truall me sipërfaqe 1716.91 m2 , ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 (njëzet e tre) apartamente.
Klement Balili akuzohet për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Top Channel