“Aktet e dhunës rrezikuan jetë njerëzish”, Delegacioni i BE reagon pas protestës së opozitës: E drejta për tubim shtyllë themelore, por tregoni vetëpërmbajtje Mënyra sesi po funksionon transporti publik, për disa dhjetëra fshatra të Dropullit të Sipërm dhe të Poshtëm, nuk duket se po përmbush nevojat e banorëve.
Ata pretendojnë se kostot janë shumëfishuar dhe se zgjidhja e pastudiuar po cënon cilësinë e jetës. Banorët madje, kujtojnë se edhe në kohën e diktaturës, komunikimi ka qenë më i mirë sesa sot.
Ata kanë protestuar dje duke kërkuar rikthimin e transportit ekzistues.
Niko Beci, drejtuesi i linjës së pezulluar për 14 fshatra të thellë të Dropullit të Sipërm, thotë se me licencën dhënë një kompanie që nuk e njeh rajonin, qindra të moshuar që kanë nevojë për shërbim transporti, që niset nga fshatrat e tyre, e kanë tashmë të paralizuar lëvizjen.
Kompanitë lokale janë duke u mbështetur edhe nga Bashkia e Dropullit, e cila argumenton se ligji nuk është funksional për bashkitë e vogla, për të cilat duhej dhënë zgjidhje specifike.
Bashkia e Dropullit nuk ka pranuar t’i japë orare nisjeje agjencisë së re dhe as të përcaktojë vendqëndrime për mjetet. Kështu, kaosi i orareve e ka rritur edhe më shumë konfuzionin për transportin.
Që prej janarit të vitit 2017, bashkive iu hoq e drejta për licencimin e subjekteve për transportin e udhëtarëve, e këtë kompetencë e mori Ministria e Transporteve, që në atë moment vetëm sa e pezulloi, por nuk i dha asnjë zgjidhje transportit.
Bashkia u detyrua të rifreskojë kontratat në kundërshtim me ligjin. Por, përtej procedurave ligjore të licencimit, duket se zgjidhja e dhënë ka paralizuar lëvizjen për dhjetëra të moshuar që jetojnë në skaje të largëta të qarkut, deri buzë kufirit me Greqinë.
Top Channel