Cardinale ka marrë vendimin e tij: Igli Tare do të largohet nga Milani në fund të sezonit.
Talent show “Top Talent 2” nis transmetimin në muajin maj çdo të premte mbrëma.
Anëtarët jurisë së sezonit të dytë do të jenë: Eno Popi, Salsano Rrapi, Bieta Sulo, Muhamed Veliu, Elona Duro. Show do të prezantohet nga Eneda Tarifa.
Tre janë kategoritë e konkurimit : Gazetar, Prezantues, Interpretues. Show do të jetë këtë sezon në 10 javë, dhe do të vijë i riformatuar.
Katër javët e para do të jenë prezantimi i konkurrentëve përpara jurisë, me pas faza çerek finale, e cila do të jetë në 3 mbrëmje, në të cilën konkurrentet do të sjellin materialet e tyre të regjistruara e të përgatitura në Top Channel. Në fazën gjysmëfinale, e cila do të jetë në 2 mbrëmje konkurentët do të konkurrojnë me materiale që do t’ia përcaktojë juria.
Konkurrentët që do të kualifikohen në mbrëmjen finale do të kenë mundësi të jenë fitues i një çmimi në vlerë monetare, si dhe të realizojnë ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e Top Channel. Produksioni ka nisur prej muajit janar realizimin e një show ku do të ketë shumë spektakël, emocione, humor.
Pjesë e show-t në këtë sezon do të jetë edhe publiku në sallë, i cili do të ketë mundësi të votojë konkurentin e preferuar për t’a kaluar në fazën tjetër të konkurrimit nëse konkurrenti nuk do të sigurojë shumicën e votave të jurisë.
Autore e Top Talent është Ledja Liku, regjisor i show-t Redi Treni, skenarist Olsi Çala, dhe kryeredaktor Andi Pinari.
Top Talent 2 vjen këtë sezon me skenografi të re dhe madhështore nga skenografi Fatmir Minga.
“Top Talent” është një mundësi për të gjithë gazetarët dhe prezantuesit e rinj, që synojnë të jenë pjesë e televizionit por edhe për të gjithë interpretuesit në zhanra të ndryshëm.
Top Channel