Piedino është një qen rrugë por kur ishte kalush u sulmua nga minjtë, të cilët i hëngrën këmbët. Ai ishte i destinuar që t’i nënshtrohej eutanazinë-s, ose, në rastin më të mirë, t’i  amputoheshin të gjitha gjymtyrëve.

Maria Giammona, një vullnetare siciliane që shpëtoi qenin duke përfshirë mjekët nga “CataniaVet” dhe “OrtoVet”, arriti të bëjë të pamundurën. Piedono-s, iu vendosën protezat në të katër këmbët. Tani qeni mund të shkojë në det për shëtitje dhe mund të shpresojë për një jetë më të mirë.  Një ëndërr që është bërë realitet.

Top Channel