Dorëzohet Hezbollahu? Pranon planin e SHBA-së, pritet armëpushim me Izraelin
18/11 14:11
Ajlin Alfredaj, nëna 28-vjeçare nga Topoja, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të treguar historinë e saj të pazakontë.
Ajlin është nënë e 7 fëmijëve, 3 binjakëve dhe një vajze të vogël 1 vjeç e gjysmë.
Ajo tregoi se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë, pasi tashmë familja e tyre ka krijuar një rutinë dhe i dhurojnë pafund dashuri njëri-tjetrit.
Përveçse një nënë e përkushtuar, 28-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar, e sot ajo ka përfunduar me sukses dy fakultete.
Gjatë bisedës në studio, Ajlin tha se me pak sakrificë dhe vështirësi çdo nënë mund ta gjejë kohën për t’i bërë të gjitha.
Top Channel