Filmi “Froni i Shpatave”, të shtata sezonet e të cilit janë transmetuar edhe në Top Channel, ka marrë aq shumë famë sa ka krijuar dy lloje dashamirësish: ata që rrëmojnë nëpër internet për se çfarë do të ndodhë në episodet e radhës (të sezonit 8 dhe të fundit), dhe ata që mbyllin veshët e sytë, që të mos u prishet kënaqësia kur ta shohin vetë.

Për këtë arsye, producentët e ruajnë si sekret të vyer çdo gjë që ndodh, e kanë kontrata të forta konfidencialiteti me stafin që të mos e nxjerrin informacionin. Por ç’ndodh kur vetë një nga aktoret e nxjerr sekretin e asaj që do të ndodhë, si për shembull vdekjen e një personazhi kyç?

Mejsi Uilliams, aktorja që luan Aria Starkun, bëri pikërisht këtë kur ishte e ftuar në emisionin e Xhimi Fallon. Ajo tha që Aria Stark (personazhi i luajtur prej saj) do të vdiste që në episodin e dytë, por sapo i nxori ato fjalë mbuloi gojën me duar, e penduar, dhe publiku pa që po i dridheshin duart e gishtat nga shqetësimi. Për fat, dridhja e duarve vinte vetëm si pasojë e mjeshtërisë së saj si aktore, dhe “sekreti” që nxori ishte thjesht një rreng që ia bënë publikut më 1 Prill, në bashkëpunim me drejtuesin Fallon.

FOTO GALERI
2/5
Froni i Shpatave është seriali më i piratuar në histori. Pasi u transmetua episodi i fundit i sezonit 6, 350,000 torrente ishin duke e shkarkuar në kohë reale nëpër servera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA