Pasi tentoi t’i bllokonte rrugën gjatë ditës së sotme kryeministrit Rama, i cili ishte në një takim në fshatin Linas të Cërrikut, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shoqëruar në polici.

Pas kësaj ka reaguar Partia Demokratike, e cila shkruan se Boçi u ndalua në mënyrë barbare, ndërsa shton se ndaj ish-deputetit është ushtruar dhunë nga forcat e rendit, me në krye Nëndrejtorin e policisë së Elbasanit Berti Nushi.

Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me në krye Bashkëpunëtorin e Alizotit, Nëndrejtorin e policisë së Elbasanit Berti Nushi. Ish-drejtori i Policisë së Fierit ka shfaqur një sjellje barbare të karakterizuar në të gjitha format e dhunës dhe kjo është figura më e keqe për një shtet demokratik që ne duam me zemër”– thuhet në reagimin e PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA