Një ekip kërkimor amerikan ka krijuar një xhel revolucionar që mund të riparojë dëmtimin e kornesë dhe të promovojë rigjenerimin e qelizave. Produkti, i quajtur “GelCORE”, aplikohet me një shiringë ose një pikatore tek pjesa e syrit.

Nuk është toksik dhe mbetet transparent. Testet e para klinike janë planifikuar  të realizohen brenda një viti. Është kaq i efektshëm sa brenda një kohe shumë të shkurtër mund të bëhet një alternativë  e vlefshme për transplantimin e kornesë. Çdo vit ka rreth 1.5 milionë raste të verbërisë korneale dhe xheli mund të ju vijë në ndihmë këtyre pacienteve.

Top Channel