Vit mjaft i ngarkuar ky për DJ afrikano-jugor me famë ndërkombëtare, Black Coffee, që pas çmimit të tretë si Best Deep House DJ në DJ Awards të Ibizës, sesione të plota në festivalet Coachella, Tomorrowland, New York’s Terminal 5, The Apollo Theatre e Sonar Festival dhe pozicionin e DJ resident në Wynn Las Vegas dhe Hï Ibiza, gjeti kohën të vijë edhe në Shqipëri.

Falë Win Music Freedom, grupit që sjell muzikantë të njohur të muzikës ndërkombëtare eletronike, të premten e 5 prillit në Pallatin e Kongreseve, në orën 23.00, publiku shqiptar dhe sidomos adhuruesit e muzikës elektronike, do të kenë fatin të dëgjojnë nga afër Black Coffee dhe stilin e tij të vecantë të muzikës elektronike, ndërthurur me ritmet tradicionale afrikane, po edhe me nota xhazi.

Muzikanti mban rekordin botëror për sesionin më të gjatë të mbajtur nga një DJ (60 orë). Në vitin 2003 DJ vendosi të bëhej producenti më i madh afrikano-jugor për muzikën elektronike dhe ia doli. Sot ai regjistron në karrierën e tij albume si Have Another One, Home Brewed, Africa Rising dhe Pieces of Me, pon edhe bashkëpunime ndërkombëtare të kalibrit të rëndë, si ato me Drake, Jorka Smith dhe David Guetta.

Nkosinathi Maphumulo, që mban emrin e artit Black Coffee, sot kandidim të madh në skenën muzikore afrikano-jugore, mes të tjerave falë faqes Gong Box, me streaming të muzikës afrikane, në industrinë e modës, po edhe sifilantrop në zë. Tani ai vjen edhe për kënaqësinë e publikut shqiptar, në një koncert që nuk mund ta humbësh.

Top Channel