Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër për të përkujtuar “2 Prillin e 1991”, ditën kur ranë dëshmorë për liri 4 heronjtë e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Basha tha se sot në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë po ia marr ajrin një shartese, një mostër aq sa politike, aq dhe kriminale. “Data e “2 prillit 1991’, hyri në historinë tonë kombëtare dhe asnjëherë nuk do reshtim së nderuari këtë datë. Për Shqipërinë është kujtesë e përhershme se rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë, rrënjët e së keqes ushqehen me vesin, me krimin e pandëshkuar. Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë po ja merr ajrin një shartesë, një mostër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, indiferenca dhe tolerimi. Kjo monstër është qeverisja me krimin e cila mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorëm siç duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991. ‘2 prilli’ si bashkëjetese e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë, e parlamentit, ka sot dorën e zezë që godet e përgjak qytetet tona, ka sot Kuvendin e turpit. Ne ikëm nga ajo strofull e krimit. Sot në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë është e ngjashme situata me 1945.

Duke iu referuar mazhorancës si shëmbëlltyra e qartë e Partisë Komuniste, Basha paralajmëroi se protestat e opozitës do të kenë të njëjtin përfundim  të sakrificës së 2 prillit.

“ Në këtë 28 vjetor nuk tingëllon kurrë më aktuale sakrifica e 2 prillit sesa sot. Asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar demokracia, liria për të zgjedhur me votë dhe rrëzuar me votë qeverinë sesa sot. Në delir nga aleanca  e politikës me krimin, e krimit politik që vijon të përgjakë Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund ta likuidojë opozitën, se mund të bëjë edhe pa të dhe se mund ta marrë Shkodrën edhe pa zgjedhje, e mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje e në zgjedhë për sa kohë ti nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo nuk ka për të ndodhur”, paralajmëroi kreu i PD-së.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA