Nga Emilian Shabani

Ky libër vjen si një thirrje dramatike për grupmosha të ndryshme dhe të tërheq fort duart e arsyes, ndjeshmërisë së thellë dhe të ndjell një reflektim të forte. Një leksion jete, i cili nuk duhet humbur.

Fragment nga Libri
… Dikur më thoshe se ne jemi si uji, dhe jeta është si dielli. Kur ndeshet me diellin, uji transformohet; ndryshon trajtë. Ai ngjitet lart, tani jo më si ujë, por si avull, me shpresë për një mjedis më të begatë.

Brenda një kohe të shkurtër avulli gjen qiellin që si një fëmijë mistrec, argëtohet duke formuar forma resh nga më të bukurat. Në dukje çdo gjë shkon për së mbari. Shpejt qielli mërzitet dhe këtë avull të pavendosur e kthen sërish në origjinë me formën fillestare. Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart. Zhgënjimin pikat e kuptojnë vetëm kur ndjejnë në mënyrë të përsëritur rënien elirë, rënien e pamëshirshme. Këto pikat jemi ne. Pika që janë projektuar të mos kenë aftësi për të ndryshuar drejtimin e rrugëtimit.

Skeda e Librit
Redaktor: Roland Lushi
Shtëpia Botuese “ADA”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA